E vërteta në lidhje me librin "Ylli i bijeve te Pellazgut"

 

Mbas publikimin e librit surpriz, "GRAAL, SHPIRTI I HUMBUR I EVROPES DHE HISTORIA E MOHUAR E ALBA - GENS", pyesnim veten nëse do të mundej shkrimtari dhe historiani, Bujar Kule, të shkruante një tjeter libër me të njejtin stil të jashtëzakonshem? Gjykoni vetë ju, duke lexuar këtë fragment që e kemi publikuar me lejen e autorit..

 

MBI LIBRIN E RI...
“YLLI I BIJVE TË PELLAZGUT”

Mos e humbni rastin për të kryer udhëtimin më të jashtëzakonshëm të jetës suaj! Nxitoni pra e kërceni mbi anije! Tërhiqni litarët! Ngrini velat! Mëshoni mbi rrema! Oooo hop! Oooo hop! Ai që shihni në horizont është oqeani i mistershëm i historisë. Atje tej... E shihni? Atje ku drita mbulohet nga muzgu i natës, ku historia përzihet ngatërrueshëm me legjendën dhe, legjenda me mitin, do të takoheni me Pellazgun e parëlindur. Atin e popullit të pellazgëve që u shfaq mbi tokë përpara se hëna të shfaqej në qiell. E pamundur? Oh jo! Në këtë udhëtim, asgjë nuk është e pamundur. Arsye kjo, që na shtyu me të drejtë ta quajmë të jashtëzakonshëm. Sepse, si mund të quhet ndryshe një udhëtim që e bën të pamundurën të mundur?
Edhe pse, tanimë, tek mëdysheni mjerueshëm pranë bregut, kufirit që nga përtacia apo frika, nuk keni guxuar kurrë ta kaloni, iu ngjan e pamundur, nëse e zboni përtacinë dhe e përbuzni frikën, kjo anije e ndërtuar me gërma e fjalë iu dhuron mundësinë të zbuloni një botë të re, shumë më të madhe se ajo që zbuloi Kolombi. Botën e harruar të historisë të të parëve tuaj. Atyre që i dhanë emrin Europës, Azisë, Afrikës.
Në brigjet e saj do të takoheni me princeshën pellazge, Kallisto. Djalin e saj, Arturin. Me mbretin Inak, heroin që shpëtoi popullin e pellazgëve nga përmbytja e madhe. Të bijën e tij, priftëreshën e Nënës Tokë, princeshën Io që i dha emrin e saj detit Jon. Me prijësin e “Yllit të ri”... Ilirin! Do të mësoni aventurat e udhëtimit të Ios dhe ato të udhëtimit të Ilirit në kërkim të Arkadias së humbur...
Arkadias së humbur?
Nuk e njihni historinë e atdheut të shenjtë të Pellazgëve?
Atëhere ç’prisni? Hidhuni mbi anije! Pse vononi? Në bregun tjetër ju pret Epafi, djali i princeshës Io, mbreti i parë i Egjiptit. Menfi, Libia, Agenori dhe Beli. Tifoni i frikshëm që krijimin donte ta zhbënte e shndërronte në hiç. Kadmi dhe Harmonia e bukur, mbesa e të madhit Dardan. Djali i tyre... Iliri i ri që mbretëroi mbi të gjithë Ilirët e bashkuar. Historia e udhëtimeve të Ilirëve drejt perëndimit deri në ishujt e largët të Britanisë dhe Irlandës.
Nëse pengoheni nga përtacia apo tuteni nga frika që paraprin zbulimin e çdo të vërtete, nuk do të mësoni kurrë...
Historinë e Dardanit të ri, djalit të Harmonias, mbretit të parë të Ilionit. Misterin e librit të shkruar me dritën e yjeve. Të fshehtën e besës së shenjtë që lidhën bijtë e Pellazgut të parëlindur me Zeusin, prijësin e hyjnive. Historinë e qytetërimit nënë nga i cili lindën më pas ai helen dhe romak. Se përse ndodhi, si dhe kur, historia e këtij qytetërimi nënë, u mbulua nga terri i harresës. U mbulua apo e mbuluan? Kush dhe përse?
Hipni mbi anije dhe zbulojeni!
Për disa orë, ditë, muaj, guxoni dhe, në krah të heronjve, ndjehuni dhe bëhuni edhe ju heronj. Kërkues të historisë të mohuar dhe ndaluar të qytetërimit pellazgo – ilir.
Mos i dëgjoni ata që kërkojnë t’iu mbushin mendjen se e gjitha kjo, është për ju një ndërmarrje e pamundur. Një marrëzi. Aventurë e rrezikshme... Ju mundeni! Mbi këtë anije prej gërmash dhe fjalësh ju do të gjeni hartën që tregon vendndodhjen e të vërtetës. Mjaft të ndiqni udhëzimet e saj dhe...
Mbi gjithçka tjetër, do të zbuloni se kush jeni, zanafillat e historisë të popullit që ju ka lindur. Vetëm pas kësaj do të mund të hidhni qetësisht vështrimin mbi hapësirën e pakohë të historisë njerëzore dhe të projektoni të ardhmen tuaj. 

 

Nese ke interes te blesh librin, kliko ketu.

 

 

Back to HOME
 
 
 Ylli i bijeve te Pellazgut